Incidente të dhunshme shpërthyen mbrëmjen e vonë të së shtunës në Hagë, Holandë, mes emigrantëve. Incidentet ndodhën rreth Teatrit të Operas kur grupet rivale të emigrantëve nga Eritrea u përleshën me njëri-tjetrin.

Një pjesë e turmës së emigrantëve nga Eritrea hynë në ndërtesën e Operës dhe hodhën tulla dhe gurë ndaj policisë.
Një grup besnik i qeverisë së vendit po mblidhej brenda Teatrit të Operës.

Incidentet nisën kur një grup mbërriti në vendngjarje. Shumë makina policie u dogjën dhe zona duket si një zonë lufte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: