Komisioneri evropian Johannes Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Frederica Mogherini, kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Dy zyrtarët e huaj shprehën dëshirën që marrëveshja e arritur të zbatohet me shpejtësi.
“Përshëndesim zyrtarët shqiptarë, iu përgjigjën prirjes së qytetarëve, më 25 qershor të gjitha partitë politike në zgjedhje,” thanë zyrtarët europianë.
“Përshëndesim partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, e cila çoi në mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë iu përgjigjën pritjeve të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike.
Ky është hapi i parë vendimtar, tani kjo marrëveshje duhet të zbatohet me shpejtësi për të përgatitur zgjedhjet në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pasi vota e Parlamentit për krijimin e organeve të verifikimit është pjesë e marrëveshjes, përsërisim rëndësinë e një zbatimi solit dhe të besueshëm të procesit të verifikimit, i cili është çelësi i përparimit drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitimet të popullit të saj për një të ardhme më të mirë,” thanë Mogherini e Hahn
(e.f/BalkanWeb)
