TIRANË- Në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, komisioneri europian Johannes Hahn u shpreh se për Shqipërinë nuk do të ketë kushte shtesë me qëllim hapjen e negociatave. Ndonëse nuk dha një datë ekzakte për çeljen e negociatave, Hahn la të kuptohet se çdo gjë deri në qershorin e vitit 2019-të është në dorën e shqiptarëve, të cilët nuk duhet të humbin asnjë ditë kohë, por duhet të nisin nga puna për të përafruar legjislacionin e tyre me atë të vendeve të BE.

“Do të doja ta theksoja, nuk po fusim asnjë kusht të ri, është një proces i cili është zhvilluar me çdo vend tjetër kandidat. Na duhet të identifikojmë se ku qëndron vendi në legjislacionin e vetë krahasuar me vendet e BE. Le të marrim procesin e vetingut, ishte element thelbësor me rëndësi është vetëm një pjesë e mozaikut ka shumë të tjera. Do të na duhet një vlerësim se ku qëndron vendi. Rezultati, ajo që duhet parë për të përcaktuar datën në bazë të vlerësimit analitik, duhet parë si pjesë e të gjithë procesit. Është mjaft ambicioze dhe sfiduese të bëhet për një vit. Mos humbni asnjë ditë kohë, nisni nga puna sa më shpejt të jetë e mundur, njerëzit janë me pushime por jo institucionet.

Ndërsa gazetarët insistuan për datën dhe kushtet, komisioneri Hahn sqaroi: “Kur një partner jep edhe ne do japim. Jam shumë i bindur se afatat do të jenë këto. Unë mendoj se është përdëgjuar qartë ajo që duhet bërë, cilat janë afatet. Deri në fund të vitit tjetër do bëhet hapja e kapitujve të parë dhe ato janë kapitujt 23 dhe 24”,- u shpreh Hahn.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: