SHKUP- Eurokomisioneri për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Hahn sërish ka alarmuar për rrezikun e situatës në Maqedoni. Shqetësimin Hahn e ka shprehur gjatë vizitës në Beograd në një konferencë të përbashkët me autoritetet serbe.

“Situata është shumë serioze dhe e rrezikshme. Anëtarët e Parlamentit Evropian po tentojnë të bisedojë për një zgjidhje midis pjesëmarrësve kyç në konfliktin politik. Patjetër duhet të ketë hetime, në njërën anë për përgjegjësi penale, dhe nga ana tjetër për skandalin politik. Por është e nevojshme që opozita të kthehet në Parlament sa më parë, dhe të formohet një komiteti ekzekutiv që do të punojë për përgjegjësi politike për rastin”, theksoi evrokomisioneri Hahn, transmeton INA.

Ai theksoi se Komisioni Evropian i jep mbështetje këtij procesi dhe po bën përpjekje për të siguruar të gjitha kushtet për një hetim të pavarur për rastin “Puç” dhe për aferën e përgjimeve, në përputhje me rregullat evropiane.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb