Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij përmbyllës pas fitores të Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit, tha se është mirënjohës pa kufi çdo shqiptari.
Pasi mbajti fjalimin e fitores, Rama ftoi në skenë reperin Noizy.
“Hajde mër daj’”, i tha kryeministri-reperit. Ndërsa, ky i fundit e ftoi kreun e qeverisë që të këndojnë së bashku.
Edi Rama: Erdhi Noizy, hajde mër dajë, hajde.
Noizy: Këndojmë sërish bashkë.
Edi Rama: Të gjithë bashkë. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë.
(Balkanweb)
