Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative me fjalët: “Hajde se kam vrarë mamanë”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes.

Operatori Marjus Seiti tha për News24, se pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë.

Sipas burimeve, personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: