Mjeku imazherist në QSUT, Renato Osmënaj ka sulmuar hapur Pëllumb Piperon pasi ky i fundit ka thënë se varianti Delta i COVID-19 transmetohet për 5 minuta nga një person në tjetër.

Osmënaj e cilëson Piperon hajdut dhe ordiner teksa gjithashtu e akuzon mjekun se nuk ka hyrë kurrë në spitalet COVID në Shqipëri.

Më tej, mjeku vijon duke thënë se Pipero madje nuk ka asnjë specializim në sëmundjet infektive dhe jep opinione për pandeminë.

“Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet covid bën deklarate tē nivelit kombëtar?! Një person që nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektive jep opinione pēr pandemi! Një hajdut dhe një media ordinere mund të lançojë mesazhe të tillë! Turp për atë palo mjekësi që ju ka ngelur!”, shkruan mjeku imazherist Renato Osmënaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb