SHBA-Pentagonit i është dashur të nxjerrë jashtë shërbimit sistemin e tij të e-mailit, rreth dy javë më parë pas regjistrimit të një sulmi të sofistikuar kibernetik nga hakerat rus.
NBC raporton se sulmi kishte në shënjestër rreth 4,000 punonjës ushtarak dhe civil të cilët përdornin sistemin e e-mailit, në kryeqendrën e sigurisë amerikane, për t’i raportuar shefave të tyre.
Asnjë material konfidencial nuk është komprometuar, por janë goditur nga hakerat vetëm e-mailet e disa llogarive të paklasifikuara.
(g.b/BalkanWeb)
