Hakerat serbë kanë vjedhur profilin e Facebook-ut të boksierit shqiptar nga Gostivari por me famë botërore, Nuri Seferi dhe kanë vendosur në të foto të flamurit serb dhe flamurit shqiptar duke u djegur. Në murin e profilit të Seferit ata kanë shkruar në serbisht: “Kosova është Serbi. Ju jeni skllevërit tanë, Serbia superfuqi”.

Fillimisht ndryshimi i fotove në faqen e kampionit ka irrituar fansat e tij por më pas çdo gjë është kuptuar më së miri dhe bëhet fjalë për një hakerim. Seferi është kampion Europe në boks dhe jeton në Zvicër. (m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: