Gazetari Flogert Muça ishte sonte I ftuar në “Oponencë” ku foli në lidhje me situatën dramatike me rrugët, ku çdo ditë shtohet nga një aks me probleme.

Muça u shpreh se ajo që po ndodh në aksin Prrenjas-Librazhd, me bllokimin e juglindjes prej së shtunës, është e njejtë me atë që ndodh në historinë “Hakmarrja e pyllit”.

“Kam pasur besim tek Enveri ndaj kam lëvizur i qetë, se ato që ndërtoheshin atëherë nuk I gjente gjë.
Që nga bregu i lumit aty, aty ka nisur zanafilla. Kishim në shkollë një tregim, “Hakmarrja e pyllit”. Institucionet inekzistente nuk kanë menduar të bëjnë një plan B, një by pass, një rrugë alternative. Kemi ardhur në një situatë kur më shumë se 25 përqind e territorit është e bllokuar.
Juglindjen e ke pa një rrugë për të qenë, njëjtë edhe Shkodra, që është skandaloze”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb