Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me aktin e paprecedentë që po ndodh pranë News24, ku policia ka zbarkuar dhe ka bllokuar godinën, duke nxjerrë jashtë punonjësit e medias.

Ai theksoi se kjo është hakmarrje e Ramës për fjalën e lirë.

“Akt i paprecedente. E thote kodi I ri penal i Edi Rames, qe është shpallur armiku i medias. Mbylli Agon Channel, Ora News, dhe sot News24. Kjo tregon rrezik të medias. Protesta juaj dhe ardhja jonë këtu, duhet të jetë një ftesë për reagim të fortë të qytetarëve, pasi ky regjim do t’ju mbërrijë në derën e tyre. Po shohim sot se si një institucion po përjeton masa represive. Të jemi të bindur se shumë shpejt regjimi do të shkojë në dyert e çdo shqiptari që nuk pajtohet me regjimin e Ramës. Kjo është urrejtja e Edi Ramës për fjalën e lirë.”, tha ai.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: