TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas gjobës 3.6 mln euro që Tatimet i kanë vendosur fabrikës së Birra Tirana, teksa qindra punonjës kanë protestuar sot pasi rrezikojnë të ngelen në mes të katër rrugëve.

Vasili e cilëson hakmarrje mafioze e kryeministrit Edi Rama mbi Birra Tirana!

Sipas tij, motivi i hakmarrjes është mbyllja e gojës dhe bllokimi i të vërtetave të denoncuara nga grupi mediatik Focus Grup.

Ai thekson se çdo shqiptar duhet ta dijë se qeveriset nga mafiozë pa din e pa iman, që kanë si moto vetëm dëmtimin dhe asgjësimin e biznesit privat.

POSTIMI I PLOTË
Hakmarrje mafioze e Ramës mbi Birra Tirana!
Gjobitja ndaj Birra Tirana me 3.5 milionë euro është thjesht vazhdimi i hakmarrjes së verbër, që ka paraprirë më parë me sulmet mbi Prestige Resort e ndaj News24.
Motivi i hakmarrjes është mbyllja e gojës dhe bllokimi i të vërtetave të denoncuara nga grupi mediatik Focus Grup.
Ky sulm i drejtuar nga Rama përmes kamikazëve të Tatimeve ka qëllim falimentimin dhe hedhjen në rrugë të qindra punonjësve që i kanë të ardhurat e siguruara nga puna e ndershme pranë këtyre bizneseve.
Çdo shqiptar duhet ta dijë se qeveriset nga mafiozë pa din e pa iman, që kanë si moto vetëm dëmtimin dhe asgjësimin e biznesit privat.
Kur të gjithë prisnin që Rama dhe qeveria të mbështesnin bizneset pas vështirësive ekstreme me pandeminë ata bënë të kundërtën, rritën akcizën dhe bënë gjithçka për falimentimin e bizneseve të birrës vendase.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb