Kukësi po zhvillon një sezon larg pritshmërive, teksa renditet në vendin e tetë. Në Sport Neës në Neës 24 trajneri i të rinjve të verilindorëve, Rrahman Hallaçi foli për tema të ndryshme si skuadra e parë, ajo U21 apo edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
“Ndeshja sot me Kastriotin- Menduam se do vinte fitorja. Një pikë e marrë mendoj se do i shërbejë skuadrës. Duhet që sa më shpejt të rregullohen disa gjëra. Kukësi është në vendin e tetë për momentin, por me 2 ose 3 fitore mund të shkojmë në krye.
Kombëtarja- Roli i trajnerit është shumë i rëndësishëm. Lojtarët janë shumë kualitativ. Ndryshe është të luash me kombëtaren, ndryshe me klubin. Kam parë De Biasin që ka bërë mirë. Mendoj se trajneri duhet të qëndrojë” – Tha ai.
(BalkanWeb)
