Halle Berry u dërgoi një mesazh grave që të ndjehen të lira dhe të shijojnë çdo fazë të jetës së tyre gjatë një intervistë.

Duke folur për revistën Women’s Health, ylli i Hollivudit shpjegoi se çfarë do të thotë për të udhëtimi i menopauzës.

“Po vë në dyshim gjithçka që mendoja se dija për menopauzën. Besimet si: Jeta juaj ka mbaruar tani. Ju jeni të konsumuara. Shoqëria nuk ka më vend për ju. Duhet të dalësh në pension”, tha fillimisht ajo.

Siç ka treguar ajo sot në moshën 56-vjeçare ndjen se po kalon periudhën më të mirë të jetës së saj.

“Unë jam versioni më i mirë i vetes tani që kam mbushur 56 vjeç. Më në fund e kuptoj se ajo që kam për të thënë është e vlefshme, edhe nëse askush tjetër nuk është dakord”, tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Women’s Health (@womenshealthmag)

“Ja çfarë duhet t’u them grave: Bëhuni zonja i vetes tuaj në çfarëdo faze që jeni. Nëse jeni në mesin e të tridhjetave, mos u shtypni nga ideja se duhet të keni fëmijë deri në një moshë të caktuar, edhe nëse dëshironi të keni fëmijë.’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: