Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, është rikthyer në stërvitje me ekipin. Haller u diagnostifikua me tumor në testikuj para disa muajsh, duke u përballur kështu me një sfidë mjaft të madhe, të cilën 28-vjeccari e fitoi.

“Tani kuptoj se ajo që kam kaluar në muajt e fundit më ka bërë të kuptoj shumë gjëra. Kam kaluar momente vërtet të vështira, sidomos kur takoja edhe njerëz të tjerë në spital të cilët në atë moment ishin më mirë se unë. Kjo më jepte shpresë për të ardhmen dhe flisja me njerëz që kishin të njëjtën sëmundje si unë.

Secili kishte problemin e tij, por shkëmbenim shumë këshilla të vlefshme. Që nga momenti i parë objekti im ishte të rikthehesha në fushë dhe të luaja sërish para “Murit të Verdhë”. Tifozët janë motivi për të cilin çdo lojtar zbret në fushë dhe kur kjo të ndodhë, dua të jem gati”, shkruajti mes të tjerash Haller në rrjetet sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: