Dortmundit do i duhet të bëjë pa shërbimet e Sebastian Haller për një përiudhë të gjatë. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka probleme shëndetësore dhe për ta parë prurjen e re në fushë, do na duhet të presim.
Në këto kushte, sipas Marca, ekipi nga Signal Iduna Park është në kërkim të zëvëndësuesit. Drejtuesit kanë identifikuar Giovani Simeonen si një afrim të mundshëm.

Sulmuesi argjentinas vjen nga një sezon i mirë me Veronën në Serie A. Djaloshi i Diego Simeones ka një marrëdhënie të mirë me golin, pasi në 35 ndeshje ka shënuar 17 gola.

27 vjeçari është një emër i njohur në kampionatin italian. Futbollisti ka provuar të veshë fanellën e Genoas, Fiorentinës dhe Cagliarit.
(BalkanWeb)
