Një debat për vendin e parkimit ka përfunduar me nxjerrjen e armëve midis 2 personave në Hamallaj të Durrësit, ku i plagosur ka mbetur një 28-vjeçar.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Haxhiaj, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:40, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Sapo është marrë njoftimi, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Një nga plumbat, 28-vjeçarin e ka marrë në shpatull, ndërsa mësohet se autori ka qenë me origjinë nga Mirdita ndërsa i plagosuri nga Kukësi, të dy banues në njësinë administrative Sukth.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb