Një zyrtar palestinez, i afërt me grupin Hamas, deklaroi për Reuters, se grupi ka pranuar propozimin e të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff për një armëpushim në Gaza, duke hapur rrugën për një përfundim të mundshëm të luftës.

Sipas Reuters, propozimi i ri, i cili parashikon lirimin e dhjetë pengjeve dhe një armëpushim 70-ditor, është marrë nga Hamas përmes ndërmjetësve.

“Propozimi përfshin lirimin e dhjetë pengjeve izraelite të gjallë, të mbajtura nga Hamas në dy grupe, në këmbim të një armëpushimi 70-ditor dhe tërheqje të pjesshme nga Rripi i Gazës,” ka thënë burimi.

Bëhet e ditur se në propozim po ashtu parashikohet lirimi i një numri të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, përfshirë qindra prej atyre që vuajnë dënime të gjata me burg.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb