Zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi, ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e “kushteve të pamundura” që, sipas tij, synojnë të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe shkëmbim të robërve.

Në një deklaratë të publikuar në kanalin e tij në Telegram, Mardawi tha se Netanyahu po refuzon të angazhohet për komponentët e një marrëveshjeje që ai vetë e ka miratuar më parë. Ai shtoi se kryeministri izraelit këmbëngul në lirimin e vetëm 10 robërve në një fazë, në vend që t’i lirojë të gjithë.

“Netanyahu gënjen kur pretendon se nuk është i përfshirë në zgjedhjen e emrave të pengjeve që do të lirohen në marrëveshje,” shkroi Mardawi. “Ai nuk dëshiron një marrëveshje.”

Këto deklarata vijnë në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës vijojnë të hasin në vështirësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb