Hamasi ka vlerësuar njoftimin e Presidentit Emmanuel Macron për njohjen e afërt të shtetit palestinez nga Franca, duke e quajtur atë një “hap pozitiv” në zhvillim dhe duke u bërë thirrje qeverive të tjera të ndjekin shembullin e Parisit.
“Ne e konsiderojmë këtë një hap pozitiv në drejtimin e duhur për të siguruar drejtësi për popullin tonë të shtypur palestinez dhe për të mbështetur të drejtën e tyre legjitime për vetëvendosje”, tha lëvizja islamiste palestineze në një deklaratë, duke u bërë thirrje “të gjitha vendeve në botë – veçanërisht kombeve evropiane dhe atyre që ende nuk e kanë njohur shtetin e Palestinës – të ndjekin shembullin e Francës”.
(A.A/BalkanWeb)
