Hamasi bën thirrje për “presion” ndaj Shteteve të Bashkuara, mbështetësit kryesor të Izraelit, për të ndaluar sulmet në Rripin e Gazës, të cilat zyrtarët izraelitë thonë se synojnë të detyrojnë Hamasin të lirojë më shumë pengje.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve mike që mbështesin kauzën e drejtë palestineze që të bëjnë presion ndaj qeverisë amerikane për t’i dhënë fund këtij agresioni dhe lufte gjenocidale kundër civilëve të pambrojtur”, shkruante në një deklaratë lëvizja islamike palestineze.

(Balkan Web)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb