Ministrja e Shëndetësisë në Francë Stéphanie Rist ka bërë një tjetër reagim lidhur hantavirusin një situatë që ka sjellë shqetësime të shumta, pasi qytetarët i frikësohen rrezikut të një pandemie tjetër.
Në një takim të mbajtur para Asamblesë Kombëtare Franceze, Rist theksoi se në rast të një epidemie, vendi ka një stok maskash për tre muaj.
Ministrja franceze gjithashtu u shpreh se në këtë fazë nuk ka asnjë arsye për ta bërë përdorimin e maskave të detyrueshëm në hapësirat publike, as që qytetarët francezë të kufizojnë udhëtimet dhe lëvizjet e tyre në përgjithësi.
Lidhur me çështjen e personave që kanë rënë në kontakt, ministrja franceze deklaroi ata duhet të qëndrojnë në izolim për 42 ditë, duke vënë në dukje megjithatë se ky vendim do të rishikohet çdo dy javë.
J’ai réuni cet après-midi en visioconférence les ministres de la Santé des 28 pays de l’espace européen, ainsi que la Commission européenne, afin de faire un point sur la situation liée à l’hantavirus.
Cette réunion a permis d’échanger sur les conduites à suivre, de renforcer… pic.twitter.com/eHGhfnBSkn
— Stéphanie RIST (@stephanie_rist) May 13, 2026
