Struga ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Hesperange, në sfidën e parë të turit të 3-të të Conference League. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro triumfoi 3-1 ndaj ekipit ndaj Luksemburgu, në një sfidë spektakolare.

Ibraimi ishte protagonist absolut i këtij takimi, pasi realizoi dy gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, mysafirët ngushtuan shifrat me Stolz por vetëm kaq, pasi Ibraimi dërgoi shifrat në 3-1. Me interes të madh pritet ndeshja e kthimit, ku Struga do kërkojë që të arrijë në Play off.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb