Më 19 mars 1958 erdhi në jetë Drita Çomo. Dy vite më pas, ajo u internuaa për shkak të dënimit politik të babait të saj, Maqo Çomos dhe nënës së saj,  Liri Belishovës, më herët udhëheqës të lartë  e Partisë komuniste. Gjithë jeta e shkurtër e Drita Çomos,  do të shënjohej nga koha në të cilën jetoi, e dëshmuar në ditarët që mbajti për ditët e  saj të vështira mes internimit e spitalit onkologjik. Në anën tjetër, poezitë e saj dëshmojnë nevojën për liri. I vëllai, tregon vetëm mirënjohje.

“Mua më vjen mirë që ajo kujtohet edhe pse vdiq e re. Ajo la pas këto krijime që e kthyen historinë e saj në qëndër të vëmendjes dhe uroj që edhe për të tjerë, si ajo që nuk patën fat të realizoheshin për shkak të pengesave ideologjike të ketë sa më shumë ngjarje të tilla kujtese”, tha Petrit Ccomo.

19 marsi shënoi datëlindjen e saj të 66-të. Çomo do të shuhej veçese në moshën 23 vjeçare në spitalin onkologjik ku kurohej. Vdiq krjet e vetme dhe pa ju lejuar të ketë të ëmën pranë. Shoqja e saj e rinisë, aktorja Rajmonda Bulku, vëren se në aq sa jetoi la shembuj guximi kur e Drita ishte e vetmja qe mbrojti nje djale qe takoi te atin ne burg.

“Drita sa jetë të shkurtër pati po aq edhe jehonë. a bërë veprime shumë të guximshme. Ishim 15 vjeç dhe kishim 2 djem të një ruseje, babin të futur në burg, inxhinier. Dhe ai kshte vajtur të takonte babin e tij në burgun e Ballshit që ishte afër se aty po bënim dhe ne. I bënë një mbledhje të tmerrshme atje atij djali, e persekutuan, ne që rrinim të gjithë. Si vajte ti te armiku në burg? Vetëm Drita guxoi, nga ne, që në atë kohë nuk mund të të mbronte një njeri që ishte  persekutuar vetë sepse rrënohej fare. Dhe vetëm ajo guxoj. Dhe i tha atyre thjeshtë me atë mençurinë e vetë dhe thjeshtësinë : Çfarë  ka bërë Aliosha sepse ka vajtur të takojë babanë në burg, babanë e tij”, tregoi Bulku.

Drita Çomo u përndoq nga Sigurimi i Shtetit që në moshën 16-vjeçare, siç del nga dokumentet e survejimit të ekspozuara nga Autoriteti i Dosjeve në kuadër të takimit.

“Libri që la pas Drita Çomo dhe dosja e survejimit që hapet për herë të parë, për studiuesit, me lejen e familjarëve,  vjen në përkujtim të 8 Marsit për të nderuar përpjekjet e vajzave dhe grave në komunizëm. Klubi i librit targeton mësuesit dhe mundohet që përmes memuaristikës dhe lidhjes me dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit t’i japim mësuesve jo vetëm fakte historike, por edhe kontekst, përjetim, për t’u hedhur në një platformë për diskutim. Historia e saj rezonon në historinë tonë”, tha Genta Sula, kryetare e AIDSH.

 

Takimi për Drita Çomon u mbajt në kaudër të klubit të Librit “Të mësojmë nga e kaluara”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb