Është hapur rruga për mjetet e tonazhit të rënë në Kapshticë.

Mësohet se tashmë pas bllokimit nga reshjet e borës, puna po vijon normalisht.

Nga ana tjetër situata në Qafë Thanë duket se është e kundërta, pasi në disa pika ende nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Njoftimi: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë; Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë. Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb