Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në konferencë për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Europian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së.
Marta Kos ka dhënë një mesazh nga Brukseli në hapje të grup kapitullit të fundit për anëtarsimin në BE.
Marta Kos: Mesazhi që kam p[ër qytetarët është se kjo është e gjitha falë punës tuaj. Ne ndihmojmë por jeni ju që jepni rezultate. Në momentin që keni marrë statusin kandidat është përgjegjësi dhe përkushtim i BE dhe vendeve anëtare. Nuk është e vështirë të jesh pozitiv kundrejt vendit tuaj sepse ju jepni rezultate.
Nëse na duhet një shembull se çfarë është procesi i anëtarësimit duhet të hedhim sytë nga ju sepse jeni shembull.
Sot dëgjuam që harmonizimi i Shqipërisë me politikën europianë është 100 përqind, na duhen partnerë ku mund të mbështetemi dhe ju jeni një prej tyre.
Shqipëria vijo kështu, ne po përgatisim një shtëpi në Europë për ju.
