Një episod ka ndodhur në protestën e qytetarëve të Vlorës, të cilët kërkojnë të furnnizohen me ujë të pijshëm, që jështë ndërprerë prej pesë ditësh në banesat e tyre.
Ndërkohë që protestuesit kanë bllokuar rrugën është kërkuar lejimi i kalimit të një ambulance me të cilën po transportohej një qytetar i sëmurë.
Banorët kanë lejuar kalimin e ambulancës.
“Ishalla shpëton, nuk pengojmë ambulancë ne”, shprehen ata.

