KOSOVA

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot vëllain e tij Shkëlzen Haradinaj i cil u vra 21 vite më parë në betejën e Maznikut ndaj Serbisë.

Haradinaj thotë se Shkëlzeni u bë mburojë për atdhe dhe popull që sot shqiptari të jetojë i lirë. Shkëlzen Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së.

Ramush Haradinaj ka humbur tre vëllezër Shkëlzenin, Enverin dhe Luanin teksa sot gjallë është vetëm ai me Daut Haradinajn që janë së bashku deputetë të partisë AAK.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb