KOSOVË
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me myftiun Naim Tërnava, ndërsa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajamit.
Haradinaj thekson se Fiter Bajrami është një festë e paqes, harmonisë e tolerancës mes vete.
Statusi i Haradinajt:
Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime festa e Fitër Bajramit. Sot, pata nderin që të uroj myftiun Naim Tërnava dhe gjithë BIK-un për këtë festë të paqes, harmonisë e tolerancës mes vete.
Në këtë festë që i bën bashkë familjet dhe përçon mesazhin e dashurisë dhe solidaritetit, uroj që shqiptarët kudo nëpër botë t’i bashkojë atdhedashuria, si një vlerë kulmore e jona!
Detyrë e pashmangshme e institucioneve tona është që të gjithë qytetarëve t’ua mundësojë lirinë e besimit, si një e drejtë me kushtetutë e ligj dhe zbatimin e besimit në bazë të bindjeve të tyre!
(d.xh/Balkanweb)
