Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas paralajmërimit të UAmbasadws Amerikane nw Tiranw për rrezikun e mundshëm të sulmeve në Shqipëri, duke kërkuar ndërhyrjen e NATO për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit.
Në një prononcim për gazetarët nga Shkodra, Berisha u shpreh se një paralajmërim i tillë nuk mund të jetë pa bazë dhe duhet marrë seriozisht nga institucionet shqiptare.
Berisha i bëri thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut që të garantojë mbrojtjen kundërajrore të Shqipërisë, duke e krahasuar me mbështetjen që, sipas tij, NATO i ofron vendeve të tjera anëtare.
“Thirrja që lëshon ambasada amerikane një muaj pas luftës në Gji, absolutisht nuk është pa substrat. Nuk është pa substrat, nuk mund të jetë ajo.
A është Shqipëria në një armiqësi me Iranin, kjo nuk diskutohet, nuk fshihet.
Tani cili është qëndrimi ynë? Unë i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, ashtu siç po mbron Turqinë, të na garantojë mbrojtjen kundërajrore nga aktet e tyre.
Kurse për aktet e brendshme, duhet që forcat e rendit të garantojnë rendin dhe qetësinë.
Këtu është gjëja më e domosdoshme.
Por të krahasosh ato me protestat e opozitës, je i sëmurë, ke psikologjinë e Ajatollahëve.
Dhe unë u them turp të kenë që nxjerrin një vlerësim të atillë.
Nuk lëshohet një paralajmërim pa një bazë. Kjo është e sigurt.
A ka Shqipëria mbrojtje nga NATO? Po, çdo vend i NATO-s, hapësira ajrore e Shqipërisë është hapësirë e NATO-s dhe të sigurt jemi se NATO do na mbrojë.
Kjo nuk do thotë se NATO do na mbrojë në tokë, këtu duhet të jenë shqiptarët vetë që të kenë vëmendje”, tha ai.
