Princi Harry dhe Meghan Markle janë sërish në qendër të vëmendjes pas detajeve të reja nga udhëtimi i tyre të fundit në Evropë, ku u shoqëruan edhe nga dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, familja Sussex ndaloi në pronën historike Althorp në Northamptonshire, vendi ku Princesha Diana kaloi fëmijërinë e saj. Ata u pritën nga xhaxhai i Harry-t, Earl Spencer. Harry, Meghan dhe fëmijët e tyre ecën në rrugët me pemë të pronës dhe vendosën lule në varrin e Dianës, i cili ndodhet në një ishull privat në Liqenin Oval, si dhe në memorialin pranë tij.

Pamjet e publikuara treguan Lilibet duke ecur në Althorp, ndërsa Harry dhe Archie mbanin buqeta me lule për nder të gjyshes së tyre të ndjerë. Sipas revistës People, vizita u dha mundësinë Archie-t dhe Lilibet-it të njiheshin me një vend të lidhur ngushtë me historinë e familjes së tyre. Princesha Diana humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997, kur Harry ishte vetëm 12 vjeç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: