TIRANË

Vijon bojkoti i avokatëve në ditën e katërt, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se thuajse të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën e Tiranës dhe gjykatën e Posaçme janë shtyrë, përjashto masat e sigurisë.

Avokatët ende nuk kanë vendosur sesi do të veprojnë nëse argumentet e tyre nuk merren në konsideratë.

Ndërkohë KLGJ thotë se harta e re gjyqësore është zgjidhja më e mirë në kushtet e sistemit.

Sakaq, pritet miratimi i hartës nga qeveria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb