Agjensia Europiane për Mjedisin i rendit plazhet e Shqipërisë në vendin e fundit krahasuar me ato të Bashkimit Europian për nga cilësia e ujit. Nga 102 plazhe gjithsej që janë marrë në studim për vitin 2017, me notën “dobët” janë 12 të tilla.

Gjithsesi në raport thuhet se 12 plazhet që u vlerësuan me notën “dobët” janë 1 më pak se vitin 2016 dhe ka një pëmirësim të dukshëm krahasuar me vitin me vitin 2015.

Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.

Raporti po ashtu ka gjetur se Shqipëria ka më pak plazhe të vlerësuara me notën “shkëlqyeshëm” për vitin 2017, vetëm 37% të tyre, në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian me të cilat është krahasuar.

harta-e-plazheve-te-ndotura

Me ngjyrën e kuqe janë shenjuar plazhet më të ndotura, me blu të errët janë plazhet e vlerësuara “shkëlqyeshëm” për nga cilësia e ujit, ndërsa me ngjyrën e kaltër, ato që janë vlerësuar “mirë”. Në ngjyrën e gjelbër janë plazhet e vlerësuara “mjaftueshëm”.

Raporti bazohet në analizat e 914 kampioneve të ujit. Kampionet u morën në 102 plazhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar në ditë të ndryshme. Sipas raportit analizat janë bërë për bakteret “Escherichia coli” dhe “enterococcus faecalis”, që janë tregues i derdhjes së fekaleve në det.

RAPORTI

AL_national_report_2018-05-21

foto 3

foto 2

FOTO 1
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: