TIRANE- Tirana-Partizani nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por është sfida që “ndan një qytet”, në të kuq ose bardheblu, një rivalitet i përhershëm jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Dy skuadrat “rivale” do të përballen edhe nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 18:00. E që gjithçka të shkojë mirë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka një plan masash. Për mbarvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë ndeshje, policia njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve rrugore (momenti i kalimit të tifozërive).
Harta (1)
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 15:00 – 21:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

harta 2

Segmentet rrugore ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozërive përkatëse të ekipeve, janë:

Tifozëria e ekipit të “Tiranës”:
Nisja nga Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Gjin Bue Shpata”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Tifozeria e ekipit të “Partizanit”:

Nisja nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Sheshi “Karl Topia”, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartë përmëndura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb