Trupat ruse vijojnë të përparojnë në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, teksa lufta ka hyrë sot në ditën e tetë. “BBC” publikon hartën, që tregon lëvizjen e fundit të trupave ruse, ndërsa thekson se qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme.

Kryebashkiaku i këtij qyteti ka bërë një thirrje të dëshpëruar, duke thënë se “Nuk mund t’i marrim të plagosurit as nga rruga, nga banesat, pasi bombardimet nuk ndalen”.

Ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti, përmes të ashtuquajturit “korridori i gjelbër”. Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rusë tha se ata do të ndërmarrin sulme kundër qytetit, nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb