HAS
Në qytetin e Hasit, nisi “Sfida e Kodimit” një nismë inovative në kuadër të Programit Rrugë Alternative, duke sjellë së bashku kreativitetin dhe inovacionin e nxënësve te shkollave te Veriut te Shqipërisë.
Aktiviteti prezantoi punën e klubeve të kodimit të ngritura në shkollat e Veriut të Shqipërisë ne kuadër të këtij program, që mbështetet nga British Council.
Nxënësit paraqitën krijime inovative të zhvilluara me teknologjinë micro-bit, duke adresuar çështje praktike si sfidat mjedisore, planifikimi urban dhe tema sociale si emigracioni.
Fituesit e ditës ishin nxënësit e Shkollës Qemal Metallia, Has të cilët fituan garën me një projekt inovativ që adresoi sfida praktike në komunitet përmes teknologjisë.
Programi Rrugë Alternative, po mbështet të rinjtë duke u dhënë atyre aftësitë dhe mundësitë që të kenë sukses në komunitetet e tyre dhe të kontribuojnë për zhvillimin lokal të qëndrueshëm.
Sfida e Kodimit në Veriun e Shqipërisë, do te vijoje ne 7 qytete te tjera duke bashkuar 105 shkolla nga tetë bashki për të prezantuar projekte që adresojnë sfida reale të komunitetit.
