Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka akuzuar Kurtin dhe Konjufcën se janë themelues të organizatës terroriste Syri i Popullit.

Kjo e fundit kishte për qëllim të eleminonte duke vrarë disa personalitete apo dhe politikanë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Preshevë. Thaçi thotë se themelues të saj janë pikërisht ish- kryeministri dhe ish- ministri i jashtëm i Kosovës, sot anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

“Janë themeluesit e Syrit të Popullit, vetë Kurti dhe Glauk Konjufca…Kanë themeluar organizatën terroriste vrarëse dhe kanë vepruar”, tha Thaçi në ‘Rubikon’ .

Ky grup terrorist u krijua më 2015 teksa në 2017 kishte vendosur për të vrarë persona që sipas tyre konsideroheshin ”Tradhtarë” të Kosovës. Por grupi u shkatërruar dhe pjestarët e tij u dënuan me burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb