Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pranoi se qëndrimi i saj për të tërhequr kandidaturën nëse nuk merrte 61 vota për kryetare të Kuvendit ishte i njëanshëm.

Megjithatë, ajo theksoi se ka pasur mbështetjen e Lëvizjes dhe kryetarit Albin Kurti për këtë vendim. Haxhiu theksoi se Kuvendi duhej të ishte konstituuar që në seancën e parë më 15 prill, por kjo nuk ndodhi për shkak të mosvotimit nga opozita.

Ajo bëri thirrje për bashkëpunim dhe tha se janë të gatshëm të marrin pjesë në takimet që thërret presidentja Vjosa Osmani. Deri tani, sipas saj, nuk kanë marrë ftesë të re nga Osmani për takime të tjera. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një muaji, por Haxhiu tha se Kuvendi duhej të ishte konstituuar që në seancën e parë.

Për herë të dyzetë ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë për shkak të mungesës së kuorumit. Vazhdimi i seancës është shtyrë pasi nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb