Një deklaratë e fortë vjen nga një ish-shok skuadre i Hazard në ekipin e Lille. Rio Mavuba gjatë një interviste për emisionin televiziv francez La Vestiaire, ka pohuar se Hazard në ndeshjen e fundit që luajti për ekipin francez, ka qenë i dehur në fushën e lojës.
32 vjeçari tha: “Natën përpara ndeshjeve ne zakonisht nuk bënim asgjë, por ishim të sigurt që do të përfundonim në vend të tretë. Do të luanim kundër Nancy ditën tjetër, dhe ishte ndeshja e fundit e Hazard, kështu që përgatiti një festë të vogël. Në mëngjes trajneri Rudi Garcia shkoi te dhoma e Hazard dhe ai nuk kishte fjetur fare.”
Megjithëse ishte nën efektin e alkoolit të një nate më parë, për Hazard nuk kishte asnjë problem teksa u fut në fushë dhe shënoi një tripletë që në pjesën e parë. Madje në minutën e 89’ trajneri i dha mundësinë të përshëndetej me tifozët duke e zëvendësuar me të gjithë stadiumin që u çua në këmbë për t’i dhënë lamtumirën lojtarit mes duartrokitjeve. Me sa duket për disa lojtarë alkooli nuk sjell vetëm gjëra të këqija.
(e.k/BalkanWeb)
