Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22.01.2026 dhe bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre shtetasve të dyshuar, të cilët ndodhen në hetim.
Sipas burimeve zyrtare, masa është zbatuar ndaj:
• Ndricim Kroi, punonjës policie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan;
• Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri;
• Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.
Ekzekutimi i masës së sigurisë është kryer në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe veprimeve të dyshuara që lidhen me këtë çështje.
