Me të brendshme dhe me peshqir në kokë, e bukur, seksi dhe natyrale me shumë celulit në këmbë. Kështu Helen Flanagan, 29-vjeç, artiste televizive britanike pozon për një seri fotosh në rrjetet sociale për të promovuar besimin tek trupi i saj: ”Kam vendosur të mos modifikoj më fotot e mia për të qenë një shembull i mirë për vajzat e mia”, ka shkruar ylli i ‘Coronation Street”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Kam pasur fatin të mbaj në bark dy fëmijë të shëndetshëm dhe i kam ushqyer me gji për pothuajse dy vjet. Lëkura ime e barkut ka ndryshuar, edhe gjokset e mia kanë ndryshuar dhe këto ndryshime më kanë bërë më pak të sigurt në vetvete.

Kam celulit, nuk kam të pasme të mëdha dhe e kam modifikuar në të shkuarën…’ shkruan Flanagan, që lëshon një mesazh inkurajimi për të gjitha femrat: ’Pranojeni veten tuaj ashtu siç jeni, pa u munduar të tregoheni për atë që nuk jeni…’ Të bërit nënë kanë sjellë shumë ndryshime për artisten e bukur në lidhje me vetveten dhe imazhin e saj social, ku ka vendosur të shfaqet tani e në vazhdim, në mënyrë realiste dhe pa modifikime, siç ka ndodhur shpesh në të shkuarën:’ Dua tu mësoj vajzave të mia të dashurojnë dhe të ndjehen të sigurta për lëkurën e tyre, sepse bukuria është brenda nesh”.

(da.xha/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb