Kryeministri Edi Rama, përmes një video të publikuar, shkruan se Helikopterët Black Hawk të Forcës Shqiptare Ajrore do të kenë tashmë bazën e vet, teksa kanë hangarin e ndërtuar enkas.

Sipas Ramës, kjo krijon lehtësira për kryerjen e mirëmbajtjes dhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët..

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb