Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë të dytë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku i kërkon informacion se përse u vendos që të zhbllokohej aktiviteti i kompanisë Sori-Al, që merrej me kateringun e ushqimit në Akademinë e Sigurisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pas konsumimit të ushqimit, që sigurohej nga kompania në fjalë.

Sakaq, organi i akuzës ka kërkuar informacion se pse u vendos që pas bllokimit të aktivitetit të bëhej zhbllokimi.

Po ashtu, Prokuroria ka sekuestruat kartelat e 56 studentëve dhe ja ka deleguar IML.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: