Prokuroria ka nisur hetimet për helmimin masiv që është regjistruar në Krujë, ku gati 400 qytetarë kanë përfunduar në spital.

Mësohet se organi i akuzës po heton për ‘ndotje e ajrit e ujërave’. Burime nga Policia e Krujës bëjnë me dije se në qytet ka 2 depozita uji te pijshëm, të cilat dyshohet se janë përzier në kanalizime ujërat e zeza e uji i pijshëm.

Nga e diela deri sot në spitalin e Krujës janë paraqitur rreth 370 qytetarë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb