Një juri në Australi e shpalli fajtore Erin Patterson për vrasjen e tre personave dhe tentativë vrasjeje ndaj një të katërti pas një dreke fatale në korrik 2023.

Ajo kishte shërbyer një pjatë “Beef Uellington” me kërpudha helmues “Amanita phalloides”, të mbledhura në natyrë. Brenda pak orësh pas ngrënies, katër të ftuarit u helmuan rëndë; tre vdiqën, ndërsa një mbijetoi pas trajtimi intensiv.

Prokuroria argumentoi se Patterson i kishte tharë qëllimisht kërpudhat dhe ishte përpjekur të zhdukte provat. Ajo pretendoi se helmimi ishte aksidental, por hetimet zbuluan prova të planifikimit dhe mashtrimit.

Mesazhet e saj në rrjete sociale treguan urrejtje ndaj familjes së ish-bashkëshortit. Procesi gjyqësor zgjati mbi dhjetë javë dhe përfundoi me shpalljen e fajësisë. Patterson rrezikon burgim të përjetshëm, ndërsa dënimi do të shpallet në një seancë të ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: