Hëna e plotë e prillit, e njohur zakonisht si “Hëna Rozë”, përkon me kulmin e shiut të meteorëve këtë vit, duke lënë në hije shfaqjen vjetore të yjeve. Hëna do të shfaqet e plotë për rreth tri ditë, deri të enjten në mëngjes.
Hëna e sotme do të jetë në yjësinë e Virgjëreshës dhe do të ketë pjesën më të madhe të natës për të shijuar qiellin, ndërsa planetët janë të vendosur në anën tjetër të Tokës. Ky është një lajm i shkëlqyer për vëzhguesit e qiellit.

Koha e saktë e hënës së plotë, e cila do të marrë formë kur hëna është saktësisht 180 gradë përballë diellit në qiell, do të ndodhë rreth orës 19:49. Megjithatë, Hëna do të duket “e plotë” me sy të lirë gjatë gjithë natës. Ajo do të shfaqet në qiell në perëndim të diellit, pak para orës 19.00 orën lokale.

Hëna e plotë e prillit është super e madhe dhe e ndritshme. Super hënat shfaqen më të mëdha dhe më të shndritshme, sepse janë më afër Tokës.

Kjo hënë e ka marrë emrin nga lulëzimet rozë të pranverës së hershme të bimës “Phlox Subulata”.

Fiset amerikane vendase në të gjitha Shtetet e Bashkuara kanë emrat e tyre për hënën. Shumë nga ata emra shoqërohen, gjithashtu, me shenja të pranverës, përfshirë shkrirjen e borës dhe kthimin e shpendëve pas shtegtimit të tyre gjatë dimrit.
Për të krishterët e Lindjes, kjo është hëna e plotë para Pashkëve, e quajtur Hëna Paskale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: