Mesfushori anglez, Jordan Henderson ka ndarë rrugët me Ajaxin, pasi nuk është aktivizuar opsioni për zgjatjen e kontratës.

Henderson tani është lojtar i lirë dhe kërkon një skuadër të re, për të  vijuar karrierën.

Ka qenë klubi i Ajaxit, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin për largimin e lojtarit.

“Jordan Henderson po largohet nga Ajax. Klubi dhe lojtari kanë ndërprerë kontratën aktuale të punës. Kontrata e anglezit me Ajax është e vlefshme deri më 30 qershor 2026, por tani përfundon përpara kohe”- shkruan Ajax.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb