Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar vendimin për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë.

Milo u shpreh se ky është një vendim për sovranitetin e Kosovës, gjë që sipas tij është kuptuar nga SHBA dhe Brukseli.

“Heqja e dinarit serb nga Kosova është nje vendim sovraniteti. Këtë e di edhe SHBA, edhe Brukseli. Problemi është se qeveria e Kosovës vendosi të hedhë një hap tjetër në çështjen e forcimit të sovranitetit të saj dhe e gjykoi të arsyeshme të ndërmerrte këto hapa. A ka një prapavijë qëndrimi i qeverisë së Kosovës në raport me këto dy masa? Patjetër që ka. A është zgjedhur momenti i duhur dhe çfarë synon qeveria e Kosovës me këto vendime që po merr. Unë e mbështes masat e marra në zbatimin e sovranitetit të vendit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb