Një vajzë hoqi flamurin izraelit të vendosur në Ambasadën e Izraelit në Tiranë gjatë kohës kur protestues të shumtë po marshonin në rrugët e kryeqytetit. Incidenti ndodhi teksa po zhvillohej protesta në ditën e 21-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pas kësaj ngjarje.

Peleg ka deklaruar se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar porse një akt i tillë, e dëmton imazhin e Shqipërinsë dhe e turpëron popullin e saj.

“Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”, u shpreh Peleg.

Screenshot 47
Screenshot 47

Peleg falënderoi gjithashtu Ferit Hoxhën dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që përmes reagimit në Facebook, e dënoi heqjen dhe grisjen e flamurit të Izraelit nga ambasada në Tiranë.

Reagime pati edhe nga Komuniteti Hebraik Shqiptar, që e cilësoi këtë ngjarje jo vetëm thjesht si një incident, por si “sinjal alarmi”.

“Historia ka treguar se antisemitizmi nuk fillon me dhunë; ai fillon me fjalë, me propagandë, me demonizim dhe me heshtjen përballë tyre. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që individë të maskuar apo grupe radikale të njollosin reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë. Ky është vendi që gjatë Holokaustit mbrojti hebrenjtë kur pjesa më e madhe e Evropës i dorëzonte drejt vdekjes”, u tha në reagimin e këtij komuniteti në Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb