Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj I ftuar në një intervistë në News24, ka deklaruar se reagimet e shumta gjatë 10 ditëve të heqjes së sinjalit të News24, nga organizatat e ndryshme mediatike, rajonale dhe ndërkombëtare treguan se me precedentin që u krijua, u cënua liria e shtypit në Shqipëri.
Myzyraj tha se ajo që u vu re është reagimi i OSBE-së, një institucion fundor global, I cili raporton për lirinë e medias.
“Bllokimi i mjeteve të punës të gazetarëve të News24, tregoi se është cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë liria e medias.
Ka patur reagim mjaft të rëndësishëm nga OSBE, është institucioni fundor global që raporton për lirinë e medias. Pra të reagojë OSBE, dmth që situata është tejet serioze pasi ky institucion nuk reagon në cdo rast.
“Është e pakonceptuar që një vend anëtar i NATO-s, e anëtar i Këshillit të Evropës të ketë këtë lloj sulmi ndaj gazetarëve”, tha kreu i AGSH-së, Isa Myzyraj.
Isa Myzyraj: E para reagimi i ditës së sotme ishte i qartë e i pastër, mesazhet diplomatike, organizata e njohur si konsorcium i BE, që ka dhënë mesazhe ku më kryesori që ne, gazetarët e Neës24 e kanë kërkuar vazhdimisht, zbatimin evendimit të gjykatës së Tiranës që detyron KAYO që të lejojë gazetarët të hyjnë në mjediset e punës dhe të marrin sendet personale.
Pasi bkllokimi i mjeteve të punës, pra është cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë liria e medias. Ka patur reagim mjaft të rëndësishëm nga OSBE, është institucioni fundor global që raporton për lirinë e medias. Pra të reagojë OSBE, dmth që situata është tejet serioze pasi ky institucion nuk reagon në cdo rast.
Është e pakonceptuar që një vend anëtar i NATO-s, e anëtar i Këshillit të Evropës të ketë këtë lloj sulmi ndaj gazetarëve.
Është dramatike që shteti shqiptar funksionon pa urdhër me shkrim. Nuk mund të rrish 10 ditë para godinës së Neës24, kemi kërkuar ndihmë policisë së shtetit, por ata kanë refuzuar të ballafaqojnë reagimet e tyre me urdhrat e qeverisë shqiptare.
Reagimet e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare mediatike, janë të vazhdueshme. Përfundimi do të jenë raportet përfundimtare për lirinë e shtypit vitin e ardhshëm. Kostoja më e madhe sdo paguhet nga New24, do ta paguajë shteti shqiptar dhe instituciomnet shqiptare që do tu tërhiqet veshi dhe do të ndikojë në progresin e reformave në kuadër të integrimit evropian.
